Juventus i jep një shans të fundit/ Zhegrova shpëton nga brisku, tani duhet të bindë Spallettin

Juventus i jep një shans të fundit/ Zhegrova shpëton nga brisku, tani duhet të bindë Spallettin

Bardhezinjtë marrin vendimin e fundit: Thuram dhe Milik jashtë listës së kampionatit, hapet vendi për Edon Zhegrovën Edon Zhegrova mbetet në planet e Juventusit për kampionatin italian. Pas ditëve të pasigurisë dhe pas vendimit për ta lënë jashtë listës së skuadrës për UEFA Europa League, ylli i Kosovës ka marrë një lajm të rëndësishëm: ai do të jetë pjesë e listës së Juventusit për Serie A. Vendimi i klubit bardhezi i jep Zhegrovës një mundësi të re për të treguar vlerat e tij në një nga kampionatet më të forta të Europës, ndërsa njëkohësisht i jep fund spekulimeve në Itali se anësori kosovar mund të mbetej jashtë edhe nga lista e kampionatit. Në ditët e fundit, pas publikimit të listës së Juventusit për Europa League, vëmendja...