Justina Shiroka-Pula zgjidhet Presidente e Kosovës, Begaj e uron: Shqipëria do të jetë gjithmonë krah jush
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përcjellë urimet e tij për Justina Shiroka-Pulën pas zgjedhjes së saj Presidente e Republikës së Kosovës. Përmes një mesazhi, kreu i shtetit shqiptar vuri theksin te lidhjet mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke nënvizuar se dy vendet do të vijojnë të qëndrojnë së bashku përballë sfidave dhe në rrugën drejt integrimit evropian. Presidenti e përmbylli mesazhin e tij me urime për presidenten e zgjedhur dhe qytetarët e Kosovës. “Urime të përzemërta znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës! Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë. Urime Presidente! Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë”, shkruan Begaj.
Burimi:
gijotina.com