Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën si Presidente e Kosovës
Justina Shiroka Pula KOSOVË- Justina Shiroka-Pula ka marrë zyrtarisht detyrën si Presidente e Republikës së Kosovës, gjatë një ceremonie shtetërore të zhvilluar në Prishtinë. Kalimi i detyrës u formalizua gjatë ceremonisë së inaugurimit, ku ushtruesja e detyrës së Presidentes Albulena Haxhiu i dorëzoi Shiroka-Pulës Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Në ceremoninë shtetërore morën pjesë kryeministri Albin Kurti anëtarë të kabinetit qeveritar, drejtues të partive politike parlamentare ish-presidentë të Kosovës, drejtues institucionesh, ambasadorë dhe familjarë të Presidentes së re. Ceremonia nisi me ekzekutimin e himnit të Republikës së Kosovës nga Togu Ceremonial i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Shiroka-Pula u zgjodh Presidente në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, e cila u zhvillua të martën dhe përfundoi në orët e para të së mërkurës. Në raundin...
Burimi:
zeri.ai