Juristi që denoncoi aferën CEZ-DIA: Meta ulëriu “shkruaj çfarë të them unë”! Ja pse iku Gjokutaj

Juristi që denoncoi aferën CEZ-DIA: Meta ulëriu “shkruaj çfarë të them unë”! Ja pse iku Gjokutaj

Juristi Romeo Kara, denoncuesi në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) i aferës “CEZ-DIA”, tha se Genc Gjokutaj është larguar si avokat i Ilir Metës për shkak të ndërhyrjeve brutale të vetë kreut të Partisë së Lirisë në strategjinë ligjore të mbrojtjes. “Një nga ulurimat e Metës sepse ulërimat e tij dëgjoheshin edhe jashtë ka qenë: ‘Shkruaj çfarë të them unë, jo çfarë thua ti!’”, – rrëfeu Kara në intervistën për “Shqip” me Rudina Xhungën në Dritare TV. Ai theksoi se Meta nuk e lë askënd të bëjë punën e vet, madje as avokatin që e ka për të shpëtuar nga burgu....
Burimi: Javanews.al