Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Jul Çezari shpiku një kalendar, që u përdor nga njerëzimi për më shumë se 1600 vjet
Jul Çezari ishte i njohur për shumë gjëra:për marrëdhënien e tij me mbretëreshën e Egjiptit,Kleopatra, për pozitën si “Diktator i Përjetshëm” i Republikës Romake, por edhe për aftësitë e tij politike dhe ushtarake. Ndërkohë, ai njihet më pak për kontributin e tij në krijimin e një kalendari, që u përdor për më shumë se 1600 vjet, derisa një kalendar i ri e modifikoi modelin e Çezarit. Përpara se Çezari të krijonte një kalendar të ri, romakët përdornin një kalendar që bazohej tek fazat e Hënës. Thuhet se ai ishte krijuar nga Romuli, themeluesi i Romës, dhe fillimisht përbëhej nga 10 muaj. Viti niste në muajin mars, dhe kishte në total 304 ditë. Ai kalendar u modifikua me kalimin e viteve, për ta bërë kalendarin më pranë ciklit hënor,duke shtuar edhe 2 muaj të tjerë, Janarin dhe Shkurtin, në fillim të vitit. Ky ndryshim e rritinë 355 numrin e ditëve në vitin kalendarik. Kalendari nuk qëndronte në sinkron me stinët, ndaj romakët e zgjidhën problemin duke shtuar çdo disa vjet një muaj të brishtë të quajtur Mercedonius (ose Intercalaris). Romakët shtuan muajin e brishtë duke hequr ditët e fundit të...