Jose Saramago: “Bota është kaq e bukur dhe mua më vjen kaq keq të vdes”

Jose Saramago: “Bota është kaq e bukur dhe mua më vjen kaq keq të vdes”

Nga Jose Saramago Je nëntëdhjetë vjeçe. E plakur. “E begatë” me sëmundje. Më thonë se ke qenë vajza më e bukur e kohës sate dhe e besoj. S’di të lexosh. Duart e tua janë të trasha dhe të shformuara, këmbët të forta. Ke mbajtur mbi kokë tonelata me kashtë, dru dhe liqene uji. Ke parë diellin tek lindte çdo ditë. Me gjithë atë bukë që ke ngjeshur, mund të përgatitej një gosti e përbotshme. Ke rritur njerëz dhe kafshë. I fute derrat në shtrat, kur i ftohti kërcënonte t’i ngrinte. Më ke rrëfyer histori lugetërish dhe të njeriut-ujk, çështje të vjetra familjare, histori për një njeri të vrarë. Je trari i shtëpisë sate, zjarri i vatrës sate. Shtatë herë shtatzënë, shtatë herë linde.Ti nuk di...