Jorida Tabaku: PD do të vendosë taksën e sheshtë 10 %

Jorida Tabaku: PD do të vendosë taksën e sheshtë 10 %

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka theksuar se problemi më i madh i qytetarëve shqiptarë është vetë shteti. Nga çdo cep i vendit, thirrja që dëgjon është e njëjtë: taksa, taksa, taksa! Në një mesazh të drejtpërdrejtë, Tabaku prezantoi dy masat urgjente të programit të 100 ditëve të para: taksa e sheshtë 10% dhe Paketa Dhembshurisë për familjet në nevojë. Sipas saj, këto janë hapat e parë për të prekur ekonominë reale, për të lehtësuar jetesën e familjeve dhe për të kthyer shtetin në shërbim të qytetarëve. “Çdo qytetar që takoj, çdo dorë që shtrëngoj, çdo derë që trokas – më thotë të njëjtën gjë: na ka mbytur barra fiskale,” deklaroi Tabaku. Ajo theksoi se opozita ka një program konkret dhe të ndershëm për...