Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Jorge Luis Borges dhe historia e perandorit që dogji librat për t’u bërë “i pavdekshëm”
Më 1950, Jorge Luis Borges botoi një tekst në të cilin përshkruante se si perandori kinez Qin Shi Huang e ndaloi me ligj përmendjen e vdekjes. Kjo ishte mënyra e shkrimtarit për t’iu kundërvënë presidentit fuqiplotë argjentinas, Juan Peron. Më 22 tetor të vitit 1950, një vit pas miratimit të Kushtetutës së re në Parlamentin argjentinas, që nuk i vinte më limite rizgjedhjes së Presidentit, duke i dhënë kështu gjeneralit Peron një pavdekshmëri simbolike, Jorge Luis Borges botoi në gazetën “La Nación” një tekst të shkurtër që sot është kthyer në një klasik të letërsisë, “Muri i madh dhe librat”....