Ndryshimet klimatike? Trump: Rreziku më i madh i njerëzimit janë armët bërthamore!

Ndryshimet klimatike? Trump: Rreziku më i madh i njerëzimit janë armët bërthamore!

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar kërcënimin nga ndryshimet klimatike, duke thënë se rreziku më i madh për njerëzimin vjen nga armët bërthamore të fuqive të mëdha.
Në një intervistë për Fox News, Trump foli për arsenalet bërthamore dhe miliardat e shpenzuara për mirëmbajtjen e tyre, duke i quajtur “përbindësha të mëdhenj” që mund të sjellin fundin e botës.
“Armët bërthamore janë kërcënimi më i madh”
“Kam parë Biden të thotë për vite me radhë se kërcënimi ekzistencial vjen nga klima. Unë them jo. Kërcënimi më i madh është i ulur në rafte në vende të ndryshme dhe quhet ‘armë bërthamore’. Këto janë përbindësha të mëdhenj që mund të shkatërrojnë gjithçka për kilometra të tërë,” tha Trump.
Ai shtoi se SHBA dhe Rusia kanë arsenalet më të mëdha bërthamore, por Kina mund të arrijë të njëjtin nivel brenda dekadës.
Pavarësisht paralajmërimeve të tij për fuqinë shkatërruese të armëve bërthamore, Trump tha se synon të rinisë bisedimet me Rusinë dhe Kinën për të reduktuar arsenalet e tyre. Ai sugjeroi se vendet duhet të shkurtojnë buxhetet ushtarake dhe të ndalojnë ndërtimin e armëve të reja, pasi arsenalet aktuale janë të mjaftueshme për të shkatërruar botën dhjetëra herë.
“Një nga takimet e para që dua të kem është me Presidentin Xi të Kinës dhe Presidentin Putin të Rusisë. Dua t’u them: ‘Le të përgjysmojmë buxhetet tona ushtarake’. Dhe besoj se mund ta arrijmë këtë,” deklaroi ai.
Ndërkohë, Trump paralajmëroi Iranin se nëse nuk hyn në negociata me SHBA-në për çështjen bërthamore, mund të përballet me ndërhyrje ushtarake. Ai tha se i ka dërguar një letër liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, duke e paralajmëruar se refuzimi i bisedimeve mund të çojë në një ndërhyrje të dhunshme nga SHBA.
Aktualisht, Rusia ka arsenalin më të madh bërthamor në botë me mbi 5500 koka bërthamore, ndërsa SHBA renditet e dyta me 5044, të vendosura brenda vendit dhe në pesë vende aleate: Turqi, Itali, Belgjikë, Gjermani dhe Holandë.

FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.

JOQ Sondazh

KLIKO PËR TË VOTUAR
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente