Kremlini akuzon Evropën se po e kthen veten në një ‘union lufte’

Kremlini akuzon Evropën se po e kthen veten në një ‘union lufte’

Kremlini ka akuzuar sot Evropën për retorikën e saj ‘të armatosjes’ të ditëve të fundit, duke thënë se po militarizohet aq shumë sa po e kthen veten në një union lufte.
“Evropa po bën gjithçka për ta militarizuar veten dhe duket se po kthehet në një union lufte”, tha zëdhënësi qeveritar Dmitry Peskov për gazetarët në Moskë, duke shtuar se ka sinjale të çuditshme nga Brukseli dhe kryeqytete të tjera evropiane për plane të militarizimit të bllokut.
“Duket qartë se ko është në kundërshtim me mendësinë e presidentit të Rusisë e të SHBA, të cilët kërkojnë nisjen e proceseve paqësore të zgjidhjes së konfliktit”, shtoi ai.
Peskov tha se Moska nuk ka marrë ende sinjale gatishmërie për nisjen e negocjatave nga Brukseli, ndërsa një takim mes grupeve teknike nga Rusia e SHBA do të zhvillohet brenda disa ditësh.
“Dy presidentët kanë folur për rinovimin e iniciativës së Detit të Zi në bisedën e tyre të së dielës, e cila përfshin shumë tema, edhe pse ka ende për të diskutuar”, shtoi zëdhënësi rus.
Zhvillimi vjen teksa një valë e pashpjeguar alarmizmi lufte është parë nga zyrtarët e vendeve evropiane ditët e fundit, teksa qeveria në Angli kërkon rritje të shpenzimeve të armatimeve apo Franca që po u shpërndan qytetarëve ‘manuale mbijetese’ në rast konflikti.

FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.

JOQ Sondazh

KLIKO PËR TË VOTUAR
Burimi