
Komentatori nga Kosova bëhet viral: Kryeministri më hajvan në histori, të mos më dëgjojë
Komentatori Andin Lokaj ka shkaktuar një reagim të madh në rrjetet sociale, duke u bërë viral me një deklaratë të tij gjatë ndeshjes Juventus-Inter.
Në fillim të ndeshjes, ai i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin të mos e dëgjojë dhe e ka cilësuar “kryeministrin më hajvan në historinë e njerëzimit”
“Veç një dëshirë e kam sonte dhe dëshira më e madhe është që kryeministri jonë aktual që është më hajvani në histori të njerëzimit, të mos më dëgjojë sonte. Se me e dit që ai po më dëgjon sonte, unë tani e ndal komentimin dhe iki tek shtëpia. Kryeministri më hajvan në histori”.
Lokaj e ka bërë këtë deklaratë duke iu referuar etiketimeve të mëparshme të Kurtit, i cili kishte quajtur “hajvanë” disa nga kundërshtarët e tij politikë. Kjo ka shkaktuar shumë reagime dhe diskutime online, duke i shtuar një dimension të ri debatit publik.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Burimi