Kanceri i merr jetën aktores së njohur në moshën 43-vjeçare

Kanceri i merr jetën aktores së njohur në moshën 43-vjeçare

Aktorja belge Émilie Dequenne ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare dy vjet pasi njoftoi se ishte diagnostikuar me një lloj të rrallë kanceri.
Familja dhe agjenti i saj konfirmuan se Dequenne vdiq dje teksa trajtohej për sëmundjen e rrallë në një spital në periferi të Parisit.
Në prill të vitit që shkoi Dequenne tha se sëmundja ‘po bënte regres’ dhe se planifikonte t’i rikthehej aktrimit, por ashtu si në raste të tjera të trajtimit të kancerit nga mjekësia, sëmundja u rikthye papritur agresivisht duke i marrë jetën.
Ylli i kinemasë që fitoi çmimin si aktorja më e mirë në Festivalin e Kanës për debutimin në filmin “Rosetta” kur ishte vetëm 17 vjeçe, konfirmoi në tetor 2023 se ishte diagnostikuar me një kancer të gjëndrës mbiveshkore.
E ndjera kishte marrë një seri çmimesh për filma në gjuhën franceze, duke përfshirë atë të vitit 2009 “Vajza në tren’ dhe filmin dramatik të vitit 2012 “Fëmijët tanë”.
Paraqitja e saj e fundit publike ishte në festivalin e Kanës në 2024 për 25 vjetorin e karrierës dhe promovimin e filmit dramatik Survive, shkruan rrjeti The Guardian.

FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.

JOQ Sondazh

KLIKO PËR TË VOTUAR
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente