Futbollisti turko-gjerman Mesut Ozil i hyn politikës me partinë e Erdogan

Futbollisti turko-gjerman Mesut Ozil i hyn politikës me partinë e Erdogan

Ish-sulmuesi i Real Madrid e Arsenal është bashkuar së fundmi me komitetin ekzekutiv të partisë së Erdogan, AKP, gjatë një kongresi në Ankara.
Ozil, fitues i kupës së botës me Kombëtaren e Gjermanisë duket se do të ketë vendimmarrje të rëndësishme në vendin e tij të origjinës.
Ai u zgjodh të dielën në asemblenë në Ankara, pak pasi presidenti Erdogan u rizgjodh në krye të partisë për herë të nëntë.
Futbollisti turko-gjerman ka pasur prej vitesh një marrëdhënie të afërt me Erdogan, madje presidenti në 2019, ishte dëshmitar në dasmën e Ozil me ish-Miss Turqinë, Amine Gulse.
Gjatë karrierës së tij Ozil ka luajtur me Real Madrid, Arsenal e Fenerbahce, dhe ka bërë 92 paraqitje me kombëtaren e Gjermanisë.
Por marrëdhënia me kombëtaren u prish kur Ozil u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar me pretendime racizmi nga federata.
“Jam gjerman kur ne fitojmë, ndërsa jam emigrant kur humbasim”, tha asokohe Ozil, i cili ka folur shpesh për të drejtat e muslimanëve në çështje si pakica ujgure në Kinë apo rajoni i Nargorno-Karabakut mes Azerbaixhanit e Armenisë.
Ai nuk është i vetmi futbollist i njohur në radhët e AKP, teksa dhe ish-mbrojtësi Alpay Ozalan i cili ka luajtur me Aston Villa në Angli, është deputet që prej vitit 2018.

FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.

JOQ Sondazh

KLIKO PËR TË VOTUAR
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente