Futbollisti 32-vjeçar i Juventusit vdes nga kanceri në mushkëri

Futbollisti 32-vjeçar i Juventusit vdes nga kanceri në mushkëri

Futbollisti spanjoll Nico Hidalgo ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare, pas diagnozës së kancerit në mushkëri dy vjet më parë.
“Me largimin e Nico-s departure, kemi humbur një futbollist të shkëlqyer që do të duhet gjithmonë nga shokët e skuadrës, trajnerët dhe tifozët”, shkruante në një deklaratë ish-klubi i të ndjerit Granada.
Në vitin 2014, mesfushori spanjoll Hidalgo kaloi te Juventusi, por edhe pse qëndroi 3 vite në Torino shumicën e lojës e kreu në huazime te klubet spanjolle si Granada e Cadizin.
Diagnoza e kancerit në të riun e stërvitur, shokoi familjarët dhe miqtë e tij, por fatkeqësisht i bashkohet shumë sëmundjeve të papritura që kanë marrë jetë njerëzish, të njohur e të panjohur 3-4 viet e fundit.
Hidalgo hoqi dorë nga futbolli 2 vite më parë, për shkak të problemeve shëndetësore, që i bënë të pamundur vijimin e karrierës.
Fillimet e veta i ndjeri i pati me ekipin lokal Motril CF, përpara se të transferohej në Granada në vitin 2012 dhe të përfundonte karrierën te Racing Santander dhe Extremadura.

FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.

JOQ Sondazh

KLIKO PËR TË VOTUAR
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente