
Bashkia e Durrësit saboton sportin, ndalon rrogat, u kërkon sportistëve të largohen
Një denoncim i rëndë është bërë sot nga sportistët e Klubi Shumësportesh Teuta, në Durres të cilëve u janë ndërprerë pagat arbitrarisht prej dhjetorit ndërsa drejtuesit me arrogancë refuzojnë ankesat e tyre e u sugjerojnë të largohen nga ekipi.
Ky sabotim i hapur i kulturës së sporteve shqiptare vjen ndaj sportistëve me vlerësime e medalje që kanë nderuar emrin e vendit tonë në evente e turne ndërkombëtare, por për zyrtarët partiakë kjo nuk përbën rëndësi.
Volejbollistë dhe sportistë të disiplinave të tjera denoncojnë drejtorin e klubit Teuta, Kreshnik Leka, kryetaren e bashkisë Emiriana Sako dhe drejtorin e sportit në bashki Ardian Gurra, si përgjegjës të kësaj tentative të shuarjes së identitetit sportiv të qytetit, shoqëruar me abuzim e vjedhje të fondeve, ose përdorim për motive partiake dhe elektorale.
Megjithëse pagat e sportistëve me medalje parashikohen nga ligji, zyrtarët nuk duan t’ia dinë por i shtyjnë ata drejt braktisjes së kampionateve në mesin e tyre.
Sportistët kërkojnë ndërgjegjësim për mbrojtjen e sportit dhe ndalimin e veprimeve të tilla që shkatërrojnë kulturën qytetare nga zyrtarë që në fakt duhet të ishin në mbrojtje të saj.
Denoncimi i sportistëve të Teutës:
“Përshëndetje JOQ, dua të denoncoj një vjedhje që po ndodh në Bashkinë Durrës, ku që prej dhjetorit sportistët dhe trajnerët e të gjitha disiplinave nuk marrin rrogat. Madje, ata i kanë hequr të gjitha rrogat duke ulur buxhetin vjetor nga 650 milion në 240 milion lekë.
Kjo po dëmton shumë sportet si volejbolli dhe basketbolli, ku ne jemi të federuar dhe nuk mund t’i lëmë kampionatet përgjysmë sepse rrezikojmë penalitete nga federatat përkatëse. Kjo situatë ka ardhur papritur nga Bashkia, dhe tani shumica e sportistëve kanë mbetur pa ekipe dhe pa rroga. Këto vjedhje po i bëjnë Ardian Gurra, Kreshnik Leka, dhe në krye të gjithë, kryetarja Emiriana Sako!
Ju lutem postojeni këtë denoncim. Behuni zëri i sportistëve dhe trajnerëve në qytetin e Durrësit, sepse këta pushtetarë po na pinë gjakun dhe po na dëmtojnë të gjithëve. Kemi bërë ankesa, por askush nuk na pranon në Bashki. Na thonë vetëm “ikni, gjeni ekipe të tjera”. Vetëm 6 sportistë marrin rrogë, ndërsa shumë sportistë që janë kampionë/kampione të Shqipërisë dhe sipas ligjit, çdo sportist i vendit të parë duhet të marrë 625 mijë lekë të vjetra.
Po nuk po marrim asgjë. Na thonë vetëm “ikni, gjeni ekipe të tjera”. Por kjo nuk bëhet pa paralajmërim, apo duke dëmtuar sportistët që të paktën janë kampionë. Ankesa jonë është grisur. Jam sportiste në disiplinën e volejbollit. Kjo situatë ka ardhur për shkak të zotit Kreshnik Leka, i cili prej 10 vitesh ka bërë vjedhje masive në fondin që ka qenë për sportistët. Këto mund t’i vërtetoni kollaj duke marrë letrat e federatave dhe të atyre që organizojnë ndeshje çdo vit.
Ju lutem, bëni diçka në lidhje me këtë situatë, sepse na i ndalojnë dhe na kërcënojnë me heqje nga puna.”
”.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Burimi