Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Jonathan David te Juventusi, super komisioni me pak “skonto” dhe refuzimi i ekipit saudit
Jonathan David po përgatitet të bëhet lojtar i ri i Juventusit sa më shpejt të jetë e mundur. Është ende çështje pritjeje për disa ditë nga tifozët bardhezi, pastaj sulmuesi i kombëtares kanadeze do t’i bashkohet Zonjës së Vjetër. Sipas asaj që ka mësuar TMW, vizitat mjekësore të Davidit me Juventusin janë planifikuar për të premten, të cilat do të zhvillohen si zakonisht në J Medical. Siç eshte thene, në orët e fundit u ratifikua marrëveshja totale për pagën, bonusin e nënshkrimit dhe komisionet për transferimin e Davidit te Juventusi. Për këtë pikë të fundit, me një shifër më të...