John Lennon, 86 vjet nga lindja e legjendës së “The Beatles”

John Lennon, 86 vjet nga lindja e legjendës së “The Beatles”

Më 9 tetor 1940 lindi në Liverpool të Anglisë John Winston Lennon, një nga muzikantët, këngëtarët dhe kompozitorët më me ndikim në historinë e muzikës rock. Si një nga themeluesit e grupit legjendar “The Beatles”, së bashku me Paul McCartney, George Harrison dhe Ringo Starr, Lennon ndihmoi në transformimin e muzikës popullore, duke krijuar një repertor që ndryshoi historinë e muzikës moderne. Interesi i tij për muzikën nisi që në adoleshencë, i frymëzuar nga artistë si Elvis Presley dhe Chuck Berry. Në vitin 1956, ai formoi grupin “The Quarrymen”, i cili më vonë u shndërrua në “The Beatles”. Bashkëpunimi i tij me Paul McCartney solli këngë të njohura si “A Hard Day’s Night”, “Help!”, “Ticket to Ride”, “Norwegian Wood”, “Strawberry Fields Forever” dhe “Come Together”....