Joan Garcia: Më pëlqen të shkoj në mal me partneren. Sa herë mundemi, largohemi për të shijuar natyrën

Joan Garcia: Më pëlqen të shkoj në mal me partneren. Sa herë mundemi, largohemi për të shijuar natyrën

3 Nëntor 2026 7:00 Alfred Lleshi Portieri i Barcelonës, Joan Garcia, po kalon një nga periudhat më të mira në karrierën e tij. Në emisionin “Late Xperience”, ai foli për përshtatjen te katalanasit dhe marrëdhëniet me shokët e skuadrës. “Jam shumë i lumtur dhe ndihem më i sistemuar e më i qetë. Edhe tifozët e Barcelonës më kanë pritur shumë mirë. Kjo të ndihmon të ndihesh rehat”, – tha ish-portieri i Espanyol. Ai tregoi se ka krijuar marrëdhënie të mira me të gjithë: “Është një dhomë zhveshjeje shumë e re, me shumë energji, shaka dhe zhurmë. Të gjithë jemi miq. Kalojmë shumë orë bashkë dhe është e natyrshme që krijon afrimitet”. Garcia zbuloi gjithashtu se gjatë grumbullimeve shoqërohet kryesisht me Fermín López, Dani Olmo, Pedri...