Jo vetëm ‘sofra’ e gurtë para kryeministrisë, Rama sot hap dialog online me 3 grupe studentësh
Edi Rama TIRANË-Edhe mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama me 'sofrën e gurtë' të vendosur përpara kryeministrisë ka përsëritur thirrjen për dialog me studentët dhe protestuesit. Mbi tryezën prej betoni janë vendosur letrat me mbishkrimin “dialog”. Ftesa e Ramës është refuzuar çdo ditë, ndërsa sot pritet që kreu i qeverisë të prezantojë një dritare të re dialogu online, përmes së cilës të interesuarit do të kenë mundësi të ndërveprojnë drejtpërdrejt me të dhe qeverinë. Rama gjatë konferencës së përbashkët me ambasadoren e BE-së njoftoi se dialogu do të zhvillohet me tre grupe studentësh. “Nesër do të ndezim një tjetër dritare dialogu, që i ofrohet atyre që duan të ndërveprojnë me mua dhe qeverinë. Studentë që kërcënohen nga pseudo studentë që shfaqen në dyert e auditorëve...
Burimi:
zeri.ai