Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Jo vetëm për programin bërthamor iranian, ja pse Trump përplaset kaq shpesh me shërbimet sekrete
A mund të rindërtohet programi bërthamor i Iranit “në vetëm disa muaj”, siç theksohet në një raport të Pentagonit, apo është “shkatërruar plotësisht”?! Ky debat për shkallën e dëmeve të shkaktuara nga bombardimet amerikane në objektet bërthamore iraniane ka nxitur reagime të forta nga Trump, i cili akuzoi sërish mediat amerikane për “fake news” (lajme të rreme), duke i akuzuar se kanë publikuar raportin e Pentagonit duke u mbështetur në burime anonime të shërbimeve inteligjente. Megjithatë, nuk është hera e parë që Trump sfidon informacionet e shërbimeve të tij sekrete. Presidenti i SHBA-ve ka qwndruar gjithmonë me dyshim ndaj këtyre...