Burimi:
Javanews.al

“Jo riemërim automatik”, Dumani kërkon ndryshime kushtetuese për prokurorët e SPAK
👁12794
Kryetari i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, kërkoi që të bëhen ndryshimet e nevojshme kushtetuese që anëtarët e SPAK të kenë mundësi të kandidojnë për një mandat të dytë, në përfundim të mandatit 9-vjeçar. “Në kemi propozuar jo riemërim automatik. Propozimi është që të bëhen ndryshime kushtetuese, që prokurorëve të SPAK në fund të mandatit 9-vjeçar t’i jepet mundësia të kandidojnë. Bëhet e mundur mundësia e rifreskimit, pasi ka edhe prokurorë që në fund të mandatit 9-vjeçar nuk do të duan të vazhdojnë. Në rastin e mundësisë për rikandidim, KLP mund t’i thotë qe “performanca juaj nuk është e mjaftueshme...