Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Jo qumësht, bulmet dhe mish pa faturë”/ Pas urdhrit të Ramës ministrat dalin në terren për të ndërgjegjësuar bizneset
1 ditë pas lajmërimit nga kryeministri se qumështi dhe nënproduktet e tij nuk do të shiten pa faturë, ministri i Financave, Petrit Malja, ministrja e bujqësisë Anila Denaj dhe drejtori i Tatimeve, Ilir Binaj kanë zbritur në terren. Me qëllim garantimin e mbrojtjes së konsumatorit dhe gjurmimin e plotë të dokumentacionit fiskal, të produkteve blegtorale, zyrtarët e qeverisë lajmërojnë se nga java e ardhshme asnjë produkt I tillë nuk do të lejohet teksa do të arrijë deri në sekuestrimin e tij. Siguria ushqimore, formalizimi dhe mbledhja e të ardhurave janë prioritetet e qeverisë në këtë fushatë ndërgjegjësuese. Në rast të...