“Jo më sekuestrim celularësh pa vendim gjykate” – Ndreca: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese hap përpara, por jo i plotë!

“Jo më sekuestrim celularësh pa vendim gjykate” – Ndreca: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese hap përpara, por jo i plotë!

Deputeti i Partisë Socialiste dhe anëtar i Komisionit të Ligjeve, Plarent Ndreca, e cilësoi vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, që rrëzon praktikën e SPAK për sekuestrimin e celularëve dhe leximin e korrespondencës private pa vendim gjyqësor, si një hap pozitiv, por të paplotë. Ndreca theksoi në një intervistë në Report TV se ky vendim konfirmon mbrojtjen kushtetuese të komunikimeve private, por nuk e trajton në mënyrë të plotë mungesën e një ligji të posaçëm që rregullon qartë kufizimin e kësaj të drejte. “Sot në Republikën e Shqipërisë nuk ekziston një dispozitë që përcakton procedurat për cënimin e fshehtësisë së korrespondencës. Kushtetuta kërkon...