“Jo, faleminderit”! Sylvester Stallone refuzon rolin e “ambasadorit special” të propozuar nga Trump

“Jo, faleminderit”! Sylvester Stallone refuzon rolin e “ambasadorit special” të propozuar nga Trump

Aktori i njohur amerikan Sylvester Stallone ka deklaruar se nuk e pranoi rolin e “ambasadorit special” për Hollywood-in, të cilin presidenti amerikan Donald Trump e kishte njoftuar në janar të vitit 2025. Në një intervistë, Stallone tha se ishte informuar për emërimin përmes televizionit dhe se nuk ishte pyetur paraprakisht nëse dëshironte ta merrte përsipër këtë detyrë. Aktori shpjegoi se e konsideronte të vështirë ndërhyrjen në funksionimin e industrisë së Hollywood-it, të cilën e përshkroi si një sistem kompleks me struktura dhe interesa të ndryshme. Sipas Stallone, Trump synonte të rikthente aktivitetin dhe ndikimin e industrisë amerikane të filmit, por aktori bëri të ditur se nuk do ta merrte përsipër rolin e ofruar. “Faleminderit dhe ciao”, ishte në thelb përgjigjja e tij ndaj propozimit. Pavarësisht...