“Jetomë…”, poezi nga Odise Plaku

“Jetomë…”, poezi nga Odise Plaku

Jetomë sot, se nesër nuk dihet çfarë surprize na afron jeta.Bota digjet, shkatërrohet, jeta jep shpirt nga dhimbja.Mos u bëj errësirë e natës për një zënkë të çastit,ktheji në përqafime turfullimat si pelat e harbuara inatit. Jetomë edhe kur rrugës nuk do të jemi së bashku,duart lidhen në ajër, pëllëmbët djersiten nga emocioni.Gotën e pimë të dy dhe pse pranë nuk jemi t’i trokasim,kristalet e thyera shpojnë kujtimet e mbyllura me puthje buzësh. Jetomë…nuk ka rëndësi ku, sa e si, veç jetomë,le të mbeteminjë kujtim që kurrë s’plaket, as tretet me kohën.Unë do të mbetem njeriu që ecën me ty...