Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Jetojmë në republikën e dezinformimit’, Bushati: Mediat fshehën deklaratat e Ramës, i yshti banorët e Thethit në krim
Për gazetarin dhe analistin Andi Bushati Edi Rama, është njeriu që fillimisht ka nxitur qytetarët të ndërtojnë pa leje, për t’i ndëshkuar më pas për të njëjtin veprim. I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, Bushati u shpreh se, sipas tij, kemi të bëjmë me një krim të dyfishtë, ku Rama, pasi ka nxitur paligjshmërinë, e përdor më vonë si instrument ndëshkimi. “Problemi është që ne fatkeqësisht jetojmë në Republikën e dezinformimit,” tha Bushati, duke iu referuar mënyrës si mediat kanë pasqyruar prishjet e ndërtimeve te kisha në Theth. Ai tregoi se fillimisht, duke parë pamjet, ishte gati...