No Image Available

Jetimi që nxori zbuluar shtetin…

Nga Lutfi Dervishi Erind Goçllari është 17 vjeç. Prej tetë vitesh ai ka humbur nënën dhe jeton me të atin, motrën e vëllanë në kushte të vështira ekonomike. Familja mbahet vetëm me një pagesë invaliditeti, pasi babai nuk mund të punojë. Në moshën kur duhet të shqetësohet për shkollën dhe ëndrrat e tij, Erindi është përballur me një gjobë prej 5 milionë lekësh të vjetër nga Policia, për pjesëmarrjen dhe aktet e pretenduara të dhunës në protestën e 7 nëntorit. Pesë milionë lekë gjobë për një adoleshent që nuk ka as një shtëpi për të jetuar në kushte dinjitoze! Në një vend normal, historia e Erindit do të kishte vënë në lëvizje shërbimet sociale, bashkinë dhe institucionet e mbrojtjes së fëmijëve. Dikush do t’i kishte...