Jetësohet relievi monumental “Drama Shqipe” nga artisti Bekim Korça

Jetësohet relievi monumental “Drama Shqipe” nga artisti Bekim Korça

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni ka njoftuar se është zbuluar relievi monumnetal “Drama Shqipe”, realizim ky në platonë e Teatrit të Qytetit.  “Nderuam sot historinë, vlerat dhe rrugëtimin e pasur të artit tonë skenik me inaugurimin e relievit monumental “Drama Shqipe” në platonë përpara Teatrit të Qytetit. Kjo vepër e mrekullueshme e artistit Bekim Korça, e jetësuar me mbështetjen e plotë të Komunës së Gjilanit, mbetet një shenjë identiteti dhe mirënjohjeje për të gjithë brezat e artistëve që i dhanë shpirt teatrit shqiptar. Gjilani vazhdon të mbështesë fuqishëm vlerat e mirëfillta artistike.  Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve, komunitetit artistik dhe qytetarëve që na u bashkuan sot në këtë moment të veçantë”, ka njoftuar Hyseni./ KultPlus.com