Jeta do të ikë… po ne, çfarë kemi bërë?
Foto ilustrim Nga: Ivan Turgeniev Asja na priti te pragu i shtëpisë. Unë prisja që ajo të qeshte, por, përkundrazi, doli e tëra e zbehtë, e heshtur dhe me sy të ulura.-Ja, erdhi përsëri, -tha Gagini, -dhe desh vetë të vinte.Asja më hodhi një vështrim pyetës. Unë ia zgjata dorën dhe kësaj here ia shtrëngova fort gishtërinjtë e ftohtë. M’u dhimbs shumë. Tani kuptova tek ajo shumë gjëra që më përpara më ngatërronin: shqetësimi i brendshëm, pazotësia për t’u përmbajtur, dëshira për ta nxjerrë veten në pah, të gjitha m’u bënë të qarta. Hodha vështrimin brenda këtij shpirti: një peshë e fshehtë e shtypte pa pushim atë, përzihej me alarm dhe goditej sedra pa përvojë, por e gjithë qenia e saj synonte tek e vërteta....
Burimi:
kultplus.com