Jeta dhe vepra e Mehmet Ali Pashë Kavallës

Jeta dhe vepra e Mehmet Ali Pashë Kavallës

Nga: Agron Islami Janë të shumta rastet kur personalitet shqiptare njiheshin me nofkën e vendlindjes. Në mesin e tyre është edhe Mehmet Ali Pashë Kavalla, që lindi në Kavallë më 1769. Në moshën 18-vjeçare (1787) për herë të parë shërbeu në ushtrinë osmane. Megjithatë, emri dhe nofka e tij do të bëhet i njohur pas përplasjes së tij të suksesshme me disa fshatarë që refuzonin shlyerjen e taksave shtetërore. Mehmet Aliu, i cili vinte nga një familje me kushte mesatare, më 1787 martohet me zonjën Emine nga Kavalla, por që ishte trashëguese e pasurisë së ish-burrit të saj. Më 8 mars 1801, bashkë me 300 trupa tjerë nga Kavalla, Mehmet Aliu u gjend në tokat e Egjiptit, i cili ishte pushtuar nga Francezët më 1798....