Jep dorëheqjen drejtori i Burgjeve, Kupi: Pas shtatë muajsh vendosa që…

Jep dorëheqjen drejtori i Burgjeve, Kupi: Pas shtatë muajsh vendosa që…

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra ditën e sotme, 12 tetor, pas shtatë muajsh në krye të këtij institucioni. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Kupi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka folur për sfidat me të cilat është përballur gjatë kësaj periudhe, punën e bërë dhe arsyetimin e vendimit për t’u larguar. Në reagimin e tij, Kupi thekson se drejtimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve nuk ka qenë një periudhë e lehtë, për shkak të problemeve dhe përgjegjësive që kërkonin zgjidhje të shpejta. “Pas shtatë muajsh në drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kam vendosur të jap dorëheqjen nga kjo detyrë”, shkruan ai. Më tej, Kupi shprehet se gjatë kësaj periudhe është përballur...