“Jemi të rrezikuar seriozisht”, shefi i NATO-s jep alarmin: Rusia mund të na sulmojë brenda 5 vitesh

“Jemi të rrezikuar seriozisht”, shefi i NATO-s jep alarmin: Rusia mund të na sulmojë brenda 5 vitesh

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, paralajmëroi se Rusia mund të jetë duke u përgatitur për një përballje të drejtpërdrejtë me aleancën perëndimore brenda pesë viteve të ardhshme. Gjatë një fjalimi në Chatham House në Londër, Rutte theksoi nevojën urgjente për një hap të madh në mbrojtjen kolektive të NATO-s, duke përfshirë riarmatimin e përshpejtuar dhe rritjen e ndjeshme të buxhetit të mbrojtjes. Ai tha se udhëheqësit e NATO-s pritet të bien dakord këtë muaj për të rritur shpenzimet ushtarake në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), nga të cilat 3.5% do të jenë shpenzime esenciale për kapacitete...
Burimi: Top-Channel.tv