“Jemi në luftë hibride”- Eksperti Softa paralajmëron: Grupe të organizuara në rrjetet sociale! Faktorët e jashtëm synojnë destabilitet
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Fatjon Softa, ka komentuar në një intervistë për “Tirana Live” protestën në kryeqytet, duke ngritur shqetësime për mënyrën e menaxhimit të situatës nga Policia e Shtetit. “Kjo mund të vinte në mënyrë graduale edhe pse protesta ishte paqësore. Goditja e infrastrukturës kritike. Goditja e telefonisë është një problem sepse ndikon te komunikimi. Goditja e bizneseve është një goditje që krijon një lloj pasigurie. Kjo është një anë e tepruar. Gjithashtu mund të themi që ka një forcë të tepruar të forcave të policisë. Kemi një shtet të çoroditur dhe të paorganizuar. Jetojmë në një luftë hibride, ka shtete të interesuara që synojnë që të ketë një stabilizim, por mund të jenë edhe grupe të organizuara në rrjetet sociale. Nuk mund...
Burimi:
javanews.al