Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Jemi lodhur nga liria’/ Strazimiri: Në Shqipëri kemi një regjim putinist, vota blihet për 50 euro
Deputeti i zgjedhur Partisë Demokratike, Genc Strazimiri, ka lëshuar një deklaratë të fortë ku akuzon qeverinë shqiptare për instalimin e një regjimi autoritar të ngjashëm me atë të Vladimir Putinit, por të maskuar me aleanca perëndimore. Në emisionin ‘ÇdoKënd’ me gazetaren Merita Haklaj, ai shprehet se shoqëria shqiptare është dorëzuar, ndërsa vota është kthyer në mall që shitet për 50 euro. “Ta refuzojmë këtë lloj putinizmi të veshur me petkun e NATO-s dhe të kthehemi të jemi njerëz të lirë. Është një shoqëri që për fat të keq është lodhur nga liria. E kishte lirinë, por nuk ishte e gatshme...