Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Javën tjetër nis rinumërimi i Tiranës, Celibashi: Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në mesin e gushtit
Java e ardhshme do të nisë rinumërimi i votave për qarkun e Tiranës dhe Fierit. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, gjatë një komunikimi me gazetarët sqaroi se stafi i KQZ do të numërojë në total 610 mijë vota dhe procesi do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti”. “Për çdo tavolinë numërimi do të ketë transmetim online në kohë reale të procesit. Ambientet e Pallatit të Sportit ‘Farie Hoti’ do të jenë të monitoruara nga kamerat 24/7, dhe do të ketë transmetim në kohë reale të këtij monitorimi. Parashikohet që për qarkun e Tiranës dhe të...