
“Simbol i zyrës ovale prej gjysmë shekulli”/ Trump zhduk bimën e famshme ‘Swedish ivy’ nga ‘Shtëpia e Bardhë
‘Swedish ivy’ (Plectranthus verticillatus), bima suedeze kishte qëndruar mbi oxhak në Zyrën Ovale për më shumë se gjysmë shekulli. Me ardhjen e administratës së dytë të Trump ajo u zhvendos. Bëhet e ditur se bima “kishte parë” një mori vizitorësh që kur u vendos për herë të parë në Zyrën Ovale, duke përfshirë Nelson Mandela, Papa Gjon II, Margaret Thatcher dhe Ëhitney Houston.
Gjatë presidencës së Gerald Ford dhe Jimmy Carter, ajo ishte më e madhe, përpara se të pritej gjatë qeverisjes së Presidentëve Ronald Reagan dhe George H.W. Bush. Ajo shfaqet në portretin presidencial të Bill Clinton. Kur erdhi George W.Bush, bima u nda në tre pjesë, raportohet në media.
Ajo u rrit në një bimë më të gjerë, në formën e një gardhi gjatë presidencës së Barack Obamas, përpara se të ndahej në dy bimë më të vogla gjatë mandatit të parë të Trump. Gjatë kohës së presidentit Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, bima u rrit përsëri, por,ajo ishte zhdukur muajin e kaluar.
Më 8 mars, Mother Jones raportoi në një titull se “mungon bima më e famshme e shtëpisë në vend”. Çdo president i ri dekoron Shtëpinë e Bardhë sipas shijeve individuale dhe administrata e dytë Trump e ka zëvendësuar bimën me artefakte nga koleksioni i Shtëpisë së Bardhë, duke përfshirë një shportë bronzi të bërë në Francë në rreth 1815, dorëzuar administratës së Nixon në 1973.
Burimi