
Shkrumbohet banesa në Vlorë, shkak shpërthimi i bombolës së gazit
👁434
Një banesë është përfshirë nga flakët pak momente më parë në lagjen “Pavarësia” të Vlorës.
A2 CNN mëson se shkak për zjarrin është bërë shpërthimi i një bombole gazi. Banesa e ndodhur në katin e dytë të një godine banimi në brendësi të lagjes është shkrumbuar thuajse plotësisht.
Sipas informacioneve nuk ka persona të lënduar nga flakët, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Efektivët zjarrfikës kanë mbërritur në vendngjarje dhe pak minuta pas shpërthimit të flakëve kanë bërë të mundur izolimin e tyre duke mos lejuar përhapjen në banesa të tjera të pallatit.
Burimi