Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, në dy muaj mbi 80 mijë masa ndëshkuese

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, në dy muaj mbi 80 mijë masa ndëshkuese

Shpejtësia tej normave të lejuara, përdorimi i celularit, pijet alkoolike apo edhe shkelje të tjera kanë bërë që mbi 80 mijë masa ndëshkuese të aplikohen në dy muajt e parë të këtij viti vetëm në rrugët e kryeqytetit.
Policia Rrugore e Tiranës thotë se, mbi 180 masa ndëshkuese janë vendosur pikërisht për këtë kategori këmbësorësh.
Ndërsa për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesve të mjeteve, numri i tyre për dy muaj ka arritur në mbi 80 mijë.
Për të evituar shkelje të ndryshme, qytetarët kanë rritur numrin e denoncimeve edhe përmes platformave online, ku Policia saktëson se bashkëpunimi me çdo përdorues rruge është me rëndësi për sigurinë rrugore.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente