
Shkaktoi aksidentin me vdekje në Thumanë-Lezhë, arrestohet shoferi 21-vjeçar
👁1406
Është arrestuar 21-vjeçari që shkaktoi aksidentin me vdekje në autostradën “Thumanë-Lezhë” mbrëmjen e të premtes (14 Mars).
Po ashtu policia ka identifikuar edhe viktimën që është 45-vjeçari K.S.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan drejtuesin e automjetit shtetasin F. T., 21 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme ka aksidentuar këmbësorin K. S., 45 vjeç, i cili për pasojë humbi jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Burimi