
Po transportohej në spital me ambulancë, humb jetën 30-vjeçarja nga Përmeti
👁297
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet mesditën e djeshme. Policia njofton se një 30-vjeçare ka humbur jetën gjatë transportimit me autoambulancë në drejtim të spitalit të Gjirokastrës.
Bëhet fjalë për 30-vjeçaren M.F, banuese në fshatin Piskovë. Nga këqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetaseje, nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune apo dëmtimesh të tjera, bën me dije policia.
Nuk dihet arsyeja që e reja po dërgohej në spital.
Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit.
Burimi