Përgatitjet për Anglinë, dy lojtarë të Kombëtares stërviten të veçuar

Përgatitjet për Anglinë, dy lojtarë të Kombëtares stërviten të veçuar

Kombëtarja ka mbyllur përgatitjet në Shqipëri, për ndeshjen e së Premtes ndaj Anglisë. Kuqezinjtë do të nisen pasdite drejt Londrës, aty ku do të zhvillojnë edhe stërvitjen e fundit zyrtare, në prag të përballjes në eliminatoret e Botërorit.
Gazetari i TV Klan, Endrit Sauku, deklaroi se në stërvitjen e fundit në Tiranë, dy lojtarë u stërvitën të veçuar nga pjesa tjetër e grupit.
Bëhet fjalë për Marash Kumbullën dhe Ardian Ismajlin. Të dy kanë pasur probleme fizike. Kumbulla e ka shfaqur që në fillimin e grumbullimit, ndërsa Ismajli sapo është kthyer nga dëmtimi që e mbajti jashtë fushave. Kjo stërvitje e veçuar ka qenë për t’i mbrojtur këtë lojtarë dhe ata do të jenë në dispozicion për Anglinë.
Ndeshja Angli-Shqipëri do të luhet në mitikun “Wembley”, të Premten në orën 20:45.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente