
Pas një dekade nën drejtimin e Trudeau, betohet kryeministri i ri kanadez Mark Carney
👁990
Mark Carney betohet si kryeministër i ardhshëm i Kanadasë. Pas 10 vitesh nën udhëheqjen e Justin Trudeau, Kanadaja do ketë kryeministër të ri.
Mark Carney ka bërë betimin e marrjes së detyrës para popullit kanadez.
Carney ka fituar garën në zgjedhjet që u zhvilluan në Kanada, për të marrë drejtimin e Partisë Liberale të Kanadasë, pas dorëheqjes së Justin Trudeau.
Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kanadasë dhe më pas i Bankës së Anglisë, Carney fitoi me një shumicë dërrmuese, duke marrë 85.9% të votave nga rreth 152,000 anëtarë të partisë.
Ai mposhti tre rivalë në këtë garë, përfshirë edhe figurën e njohur politike Chrystia Freeland, ish-zëvendëskryeministre dhe ministre e Financave.
Burimi