Nën akuzë për korrupsion, arrestohet kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu

Nën akuzë për korrupsion, arrestohet kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu

Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në kuadër të një hetimi për korrupsion.
Sipas raporteve të mediave turke, Imamoglu akuzohet gjithashtu për drejtimin e një grupi kriminal, manipulim në tendera dhe dhënie ndihme ndaj një organizate terroriste.
Një numër i madh policish rrethuan shtëpinë e Imamoglu, para se ta ndalonin atë. Këshilltari i tij për media, Murat Ongun, konfirmoi ndalimin, por nuk dha detaje mbi arsyet e arrestimit.
Imamoglu reagoi në rrjetin social X, duke shkruar se qindra oficerë policie ishin përpara shtëpisë së tij, duke shtuar se ai nuk do të dorëzohej dhe do të vazhdonte të qëndronte i fortë përballë këtij presioni.
Përveç arrestimit të Imamoglu, autoritetet turke kanë urdhëruar arrestimin e rreth 100 të dyshuarve të tjerë, përfshirë gazetarë dhe biznesmenë, në kuadër të të njëjtit hetim për korrupsion.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente