
Lituania: Inteligjenca Ushtarake ruse qëndron pas zjarrvënies së IKEA-s në vitin 2024
Një prokuror në Lituani tha këtë mëngjes se Shërbimi i Inteligjencës Ushtarake të Rusisë qëndron pas një sulmi me zjarr në një dyqan IKEA në vendin baltik vitin e kaluar.
Sipas mediave të huaja, prokurorët thanë se zjarrvënia, e cila la të djegur një magazinë mobiljesh në Vilnius majin e kaluar, u krye nga dy shtetas ukrainas, njëri prej të cilëve është i mitur.
Ai shtoi se krimi po hetohet si terrorizëm dhe një nga autorët është arrestuar në Poloni, shkruan A2 CNN.
Ai thotë po ashtu se i njëjti grup gjithashtu mbikëqyri zjarrvënien e një qendre tregtare në Poloni vitin e kaluar, e cila çoi në arrestimin e nëntë personave.
Kujtojmë se Rusia është akuzuar për disa akte sabotimi kundër kombeve evropiane që nga viti 2022, duke përfshirë zjarrvënie, sulme kibernetike dhe ndërhyrje në zgjedhje.
Ministri i Jashtëm polak, Radosław Sikorski akuzoi Rusinë vitin e kaluar për rekrutimin e diversantëve dhe se ka paguar shuma të mëdha parash për të kryer sulme zjarrvënëse në infrastrukturën publike në Evropë.
Burimi