
“Kisha pirë tre gota verë”, zbardhet dëshmia e 22-vjeçares që shkaktoi aksidentin ku humbi jetën 22-vjeçari shqiptar
Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e 22-vjeçares, e cila u bë shkaktare në aksidentin tragjik ku humbi jetën taksisti me origjinë shqiptare, Gentian Kamberi.
Siaps asaj që shkruan protothema, 22-vjeçarja Ekaterina Caci ka kërkaur falje për gjighçka ndodhi, ndërsa ëhstë shprehur se kishte pirë tri gota verë natën që ndodhi aksidenti.
“Piva tri gota verë, mbaj mend vetëm vendin e përplasjes”, ka treguar 22-vjeçarja për aksidentin në Tebë të Athinës.
22-vjeçarja, e cila sipas analizave të gjakut kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli, gjatë mbrojtjes së mohoi diçka të tillë.
“Unë isha në një lokal në Keratsini me miqtë e mi. Isha e uritur dhe thamë hajde të hamë në Shën Petersburg”, tha ajo.
Siç shkruan protothema.gr, 22-vjeçarja kishte konsumuar thuajse trefishin e kufirit ligjor të alkoolit, siç rezultojnë nga rezultatet e analizave të gjakut. Rezultati i analizave të gjakut tregoi një përqindje prej 1.29 alkol/lt, ku kufiri ishte 0.50 g/lt.
Burimi