
I zhdukur prej dy ditësh, 49-vjeçari gjendet i pajetë në plazhin e Gjirit të Hartës
Një 49-vjeçar nga Tirana, i identifikuar si Naim Likometi, është shpallur i zhdukur që prej mëngjesit të 8 marsit 2025, ndërsa raportohet se vetëm pak më parë, policia ka gjetur trupin e pajetë të tij në plazhin e Gjirit të Hartës.
Sipas burimeve, 49 vjeçari Naim Likometi, i cili zotëron një banesë në Ksamil, por që është rezident në Tiranë, është larguar nga shtëpia e tij rreth orës 06:00 të mëngjesit të 8 marsit dhe që nga ai moment nuk ka pasur më asnjë kontakt me familjarët apo miqtë e tij.
Sot në mesditë, policia e rendit ka gjetur në breg të detit në Ksamil një palë rroba dhe një telefon celular, që sipas familjarëve, i përkasin 49-vjeçarit.
Sipas burimeve nga familja Likometa telefoni celular i 49 vjeçarit ka qenë aktiv deri në orën 16:00 të datës 8 mars, por pas kësaj ore ka rezultuar i fikur.
Burimi