“Gunga e Bizonit” po prek të rinjtë, deformimi i shpinës nga qëndrimi i gjatë para kompjuterit e telefonit

“Gunga e Bizonit” po prek të rinjtë, deformimi i shpinës nga qëndrimi i gjatë para kompjuterit e telefonit

Qëndrimi me orë të zgjatura përpara kompjuterit apo telefonit, ka bërë që shumë të rinj të shfaqin probleme me shpinën apo siç quhet ndryshe “gunga e Bizonit”. Specialistët thonë se ky nuk është vetëm një problem estetik.
 
“Nuk është vetëm ana estetike, është edhe ana funksionale. Me kalimin e kohës, kjo na jep probleme për frymarrjen, na jep probleme me qafën, pra nuk është problem vetëm estetik por është edhe shëndetësor. Na jep dhimbje koke, probleme me qafën e ndjejmë të ngurtë, probleme kur flemë gjumë, zhurma në vesh, ndihemi gjithmonë të lodhur”, thotë fizioterapisti Ervin Kapaj.
Fëmijët dhe të rinjtë e moshës 20-30 vjeç janë ata të cilët vuajnë më së shumti nga këto deformime, ndërsa specialistët japin disa këshilla.
“Nëse më parë shikonim se ata që punonin në zyrë kishin këtë problematikë tani kemi dhe fëmijët ose të rinjtë të moshës 20-30 vjeç. Që ta parandalojmë këtë lloj problemi duhet të njohim veten tonë, siç bëjmë kujdes me ushqimin, duhet që dhe trupin ta ushqejmë me lëvizje, ne kur punojmë duhet të ndryshojmë disa postura, të mësojmë se si të punojmë. Të jemi sa më aktiv në jetë, të evitojmë këto lloj posturash, jeta është lëvizje”, shton fizioterapisti Kapaj.
“Gunga e Bizonit” është një lakim jonormal i pjesës së sipërme të shtyllës kurrizore që e bën shpinën të duket më e rrumbullakosur se zakonisht, duke shkaktuar dhimbje dhe ngurtësi.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente