Grupi BALFIN është aksionar me 40% në Hyper Active

Grupi BALFIN është aksionar me 40% në Hyper Active

Biznesmeni i njohur shqiptar, Samir Mane ka njoftuar se nga sot, kompania e tij BALFIN Group është aksionare me 40 për qind në biznesin Kosovar Hyper Active.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Instagram, Mane ka njoftuar se ka plane për këtë biznes edhe në Tiranë, Shkup, Vjenë e Berlin.
“Nga sot, Grupi BALFIN është aksionar me 40% në Hyper Active. Me plane ambicioze dhe të mirëpërcaktuara për Tiranën, Shkupin, Vjenën dhe Berlinin dhe së shpejti, në kryeqytetet e tjera të mëdha evropiane, ne sapo kemi filluar!
Ne po prezantojmë vazhdimisht ide të reja dhe Hyper Active është koncepti më inovativ deri më tani për argëtimin familjar” – ka shkruar ai.

Theksojmë se HyperActive është qendra më e madhe e argëtimit familjar në Kosovë dhe rajon, ku ofrohen lojëra argëtuese për të gjitha grupmoshat.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente