
Akuzohet për “Masakrën e Urës Vajgurore” ku u vranë 5 policë/ GJKKO dënon me burg të përjetshëm Fran Marashin
Pas një procesi gjyqësor të gjatë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur Fran Marashin fajtor për disa krime të rënda, duke e dënuar atë me burgim të përjetshëm për veprat e tij.
Marashi është dënuar për krijimin e një bande të armatosur dhe organizatë kriminale, vrasje të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe tentativë vrasje, ndërsa gjithashtu është i akuzuar për heqjen e paligjshme të lirisë.
Në përfundim të gjykimit, i kryesuar nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Flojera Davidhi, Fran Marashi është shpallur fajtor për:
-Krijimin e bandës së armatosur dhe organizatës kriminale (10 vjet burgim),-Vrasjen me dashje të viktimave të shumta, përfshirë punonjës të policisë (burgim të përjetshëm),-Tentativë vrasje të dy viktimave (35 vjet burgim për secilën tentativë),-Heqjen e paligjshme të lirisë (8 vjet burgim).
Marashi, i cili u akuzua për pjesëmarrje në një bandë kriminale dhe vrasje të shumëfishta, përfshirë vrasjen e katër punonjësve të policisë, do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, gjykata e shpalli Marashin fajtor për një sërë akuzash, duke e dënuar atë me një dënim me burgim të përjetshëm pas bashkimit të dënimeve të ndryshme.
Njoftimi i GJKKO:
Me datë 19.09.2023 pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është paraqitur për gjykim çështja penale në ngarkim të të pandehurit Fran Marashi”.
Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Flojera Davidhi, me vendimin Nr. 21, datë 10.03.2025 vendosi:Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, në formën e pjesëmarrjes në bandë të armatosur, parashikuar nga neni 333 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, në dëm të viktimës I.B, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995), në lidhje me nenet 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 dhe 334 paragrafi 1 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij me 20 (njëzet) vjet burgim.Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, në dëm të viktimës M.K, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 dhe 334 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij me burgim të përjetshëm.Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, në dëm të viktimës A.Sh, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 dhe 334 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij me burgim të përjetshëm.Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, në dëm të viktimës A.S, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 dhe 334 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij me burgim të përjetshëm.Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale“Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, në dëm të viktimës I.B, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal, në lidhje me nenin 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 të Kodit Penal dhe me nenin 334 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995), e dënimin e tij me burgim të përjetshëm.Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale“Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e mbetur në tentativë në dëm të viktimës Th.T, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga nenet 79/b dhe 22 i Kodit Penal, në lidhje me nenin 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 dhe me nenin 334 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij me 35 (tridhjete e pesë) vjet burgim.Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale“Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e mbetur në tentativë në dëm të viktimës Y.Dh, parashikuar nga nenet 79/b dhe 22 i Kodit Penal, në lidhje me nenin 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 dhe me nenin 334 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij me 35 (tridhjete e pesë) vjet burgim.Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale“Heqja e paligjshme e lirisë”, në dëm të viktimës K.B, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga neni 110 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995), në lidhje me nenin 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 të Kodit Penal dhe me nenin 334 pika “I” të Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995), e dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve, i pandehuri Fran Marashi, përfundimisht dënohet me një dënim të vetëm me burgim të përjetshëm.Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Fran Marashi në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë gjykimit sipas formularit bashkëlidhur t’i ngarkohen të pandehurit Fran Marashi. 13. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Burimi