Aksident në aksin Fier-Patos, “Benz-i” dhe “Volkswagen” përplasen “kokë më kokë”

Aksident në aksin Fier-Patos, “Benz-i” dhe “Volkswagen” përplasen “kokë më kokë”

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Patos , pranë Drejtorisë Vendore të Policisë.
Dy automjete tip “Benz” dhe “Volkswagen” janë përplasur me njëra- tjetrën duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por ende nuk dihet nëse ka të lënduar.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Ky aks dallohet për trafikun e madh të automjeteve veçanërisht gjatë ditëve të festave, ndërkohë që njihet edhe si njollë e zezë për shkak të aksidenteve të shumta, jo pak herë me pasoja fatale.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente